Inter shumë afër marrëveshjes me yllin e Man Utd

Inter janë shumë afër që të sigurojnë shërbimet e yllit të Manchester United.

Sport

14/02/2020 16:06

‘Zikaltrit’ janë shumë afër që të arrijnë marrëveshje me Manchester United, për shërbimet e yllit Tahith Chong, bën të ditur ‘Calciomercato’, transmeton lajmi.net.

Gjigantët e Serie A kanë besimin se ata mund të sigurojnë shërbimet e anësorit holandez, kur kontrata e tij në ‘Old Trafford’ të skadojë.

Inter synon t’i ofrojë lojtarit një kontratë që do ta mbante në ‘San Siro’ për pesë vite.

Chong ishte në listën e dëshirave të Inter edhe gjatë merkatos së janarit, por skuadra nga Serie A nuk arriti të finalizonte marrëveshjen.

Tashmë thuhet se Inter është shumë afër që të mbyll edhe marrëveshjen personale me lojtarin holandez. /Lajmi.net/