Inter – Milan: Parashikimi për ‘Derby della Madonnina’
Inter dhe Milan do të përballen sonte në atë që shihet si ndeshja kryesore e kësaj xhiroje në Serie A.
Sport
‘Derby della Madonnina’ do të luhet me fillim nga ora 18:00, me të dy skuadrat që kanë mungesat e tyre.
Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e fundit mes dy skuadrave, Inter synon të kthehet te fitorja, pasi paraprakisht fitonte tri të tjera.
Mungesat e shumta të Milan, por edhe pozita në tabelë dhe forma në ndeshjet e fundit bën që Inter të shihet si skuadër favorite në këtë ndeshje.
Formacionet startuese pritet të jenë këto:
Inter (3-5-2): Handanovic; Bastoni, De Vrij, Skriniar; Perisic, Calhanoglu, Brozovic, Barella, Dumfries; Dzeko, Lautaro Martinez.
Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Romagnoli, Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Kessie, Leao; Giroud.
Kurse, parashikimi për rezultatin final, sipas shumë analizave në media të ndryshme evropiane është ai 2:1, në favor të Inter. /Lajmi.net/