Inter – Milan: Formacionet e mundshme për derbin

Sonte luhet derbi i madh i Milanos, mes ‘Rossoneri’ dhe ‘Nerazzurri’.

Sport

05/02/2022 11:55

Skuadra e Inter dhe ajo e Milan kontestojnë tri pikët sonte në ‘San Siro’, me fillim nga ora 18:00, shkruan lajmi.net.

Simone Inzaghi nuk mund të mbështetet në emrat si Joaquin Correa apo ardhja e re Robin Gosens, të cilët janë të lënduar. Ai pritet të luaj me Lautaro përpara, krahë Edin Dzeko, edhe pse gjasa ka edhe për Alexis Sanchez të marrë vendin e argjentinasit.

Stefano Pioli në anën tjetër ka më shumë lëndime; Zlatan Ibrahimovic, Ante Rebic, Fode Ballo-Toure e Simon Kjaer janë jashtë fushës. Kurse, Fikayo Tomori është në dyshim, pasi ka probleme me gjurin.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet e mundshme për këtë ndeshje.

Inter vs. Milan:

Inter (3-5-2): Handanovic; Bastoni, De Vrij, Skriniar; Perisic, Calhanoglu, Brozovic, Barella, Dumfries; Dzeko, Lautaro Martinez.

Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Romagnoli, Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Kessie, Leao; Giroud. / Lajmi.net/