Inter me lajm shokues për Icardin
Inter e ka shikuar edhe një herë rastin e Mauro Icardit për ta rimarrë shiritin e kapitenit.
Sport
Inter ka vendosur që mos t’i rikthejë shiritin e kapitenit Mauro Icardit.
Skuadra italiane ditë më parë vendosi që argjentinasi mos të jetë më lider i skuadrës, duke ia dorëzuar shiritin Samir Handanovicit, përcjell lajmi.net.
Icardi ka paralajmëruar se nëse nuk i kthehet shiriti i kapitenit, ai do të refuzojë të luajë.
Argjentinasi e kërkon në njëfarë mënyre largimin nga skuadra italiane, andaj këta të fundit mund ta shesin atë për 110 milionë euro. /Lajmi.net/