Inter ia kërkon Barcës tre lojtarë për Martinezin

Inter janë duke konsideruar mundësinë për të shitur Lautaro Martinezin te Barcelona, duke kërkuar që në marrëveshje të përshihen edhe tre lojtarë të katalanëve.

Sport

05/03/2020 11:08

Sulmuesi argjentinas i Interit, është prej kohësh i lidhur me një transferim te kampionët e La Ligas.

Siç raporton Mundo Deportivo, Inter dëshiron Arthur Melo, Carles Alenan, që aktualisht është i huazuar te Real Betis dhe Jean Clair Todibo, që është i huazuar te Schalke, për të lejuar transferimin e Martinez në ‘Camp Nou’, përcjell lajmi.net.

Melo dhe Alrena janë mesfushorë, ndërsa Todibo luan në qendër të mbrojtjes.

Bëhet e ditur gjithashtu, që nëse Inter humbet Martinez, ka gati një listë për zëvendësimin e tij.

Oliver Giroud i Chelsea dhe Duvan Zapata i Atalantas, janë lojtarët që po pëlqehen nga trajneri Antonio Conte./Lajmi.net/