Inter dhe Milan identifikojnë tre vende të mundshme për stadium të ri

Interi dhe Milani po bëhen të paduruar me bashkinë e Milanos dhe kështu kanë identifikuar tre zona ku mund të ndërtohet stadiumi i ri.

Sport

27/02/2022 14:25

Dy klubet nga Milani kanë kaluar vitet e fundit duke u përpjekur të shtyjnë përpara projektin e stadiumit të ri dhe kanë rënë dakord për një dizajn, të njohur si “La Cattedrale” me firmën e arkitekturës Populous.

Ideja fillestare ishte që të ndërtohej pranë stadiumit aktual “Giuseppe Meazza”, por bisedimet me bashkinë kanë ngecur dhe durimi po konsumohet, përcjellë lajmi.net.

Siç raportohet nga “Corriere della Sera”, ky padurim ka bërë që Milani dhe Interi të identifikojnë tre vendndodhje të mundshme për stadiumin e ri: Sesto San Giovanni, San Donato dhe Segrate.

E para prej tyre shërbehet tashmë nga një linjë metroje, kështu që është gjerësisht e aksesueshme dhe e dyta është e lidhur si nga një linjë hekurudhore ashtu edhe nga një linjë tjetër metroje. E treta do të ketë akses në një linjë metroje deri në vitin 2024.

Prioritet i jepet ende “San Siros”, por të dy klubet janë të prirur të vazhdojnë të punojnë shpejt dhe kështu nuk janë të interesuar të kalojnë vite të zhytura në burokraci./Lajmi.net/