Intelektualët e Dritës reagojnë për tragjedinë në Gjilan

Gjilani është duke kaluar nëpër momente tejet të vështira.

Sport

07/03/2019 16:55

Një kamion është futur në qendrën e qytetit të Gjilanit, duke lënë një person të vdekur dhe disa të lënduar.

Kamioni i mallrave që po vinte nga Peja, kishte prishje në frena, duke mos arritur të ndalet deri në qendër të qytetit, shkruan lajmi.net.

Tifozët e Dritës, ‘Intelektualët’ kanë reaguar në lidhje me këtë tragjedi.

Tifo grupi i klubit kosovar u ka dëshiruar shërim personave të lënduar, ndërsa i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të Intelektualëve në lidhje me tragjedinë:

Sot ne qytetin tone ka ndodhur nje aksident mjafte i rende, andaj ne si tifogrup te gjithe te lenduareve i deshirojme sherim sa me te shpejte, kurse per familjaret e te vdekurit shprehim ngushellimet me te sinqerta. /Lajmi.net/