Insigne shënoi golin e 100-të në fanellën e Napolit, ia dedikoi gruas së tij për Shën Valentin

Lorenzo Insigne shënoi golin e 100-të në fanellën e Napolit.

Sport

13/02/2021 20:36

Kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne, shënoi golin e tij të 100-të në fanellën e Napolit, italiani shënoi nga penaltia ndaj Juventusit, transmeton lajmi.net.

Ai u shpreh i kënaqur me paraqitjen e tij dhe të skuadrës në përgjithësi.

“Jemi të kënaqur me rezultatin, por mbi të gjitha me paraqitjen e skuadrës”, tha ai.

“Kemi luajtur me një më pak sepse Chucky (Hirving Lozano) nuk ja doli të vazhdonte”, shtoi ai.

“Penaltia? Isha i qetë, kam besim tek shokët e skuadrës dhe te trajneri. Më vjen keq ajo çka na ndodhi në Superkupë, por duhet ti lëmë gabimet mbas dhe të përqendrohemi”, tha Insigne.

“Goli i 100-të? Emocion i papërshkrueshëm të arrish këtë me fanellën napoletane, shpresoj të shënoj edhe më shumë. Golin ia dedikoj gruas sime sepse nesër është Shën Valentini, pastaj trajnerit dhe lojtarëve sepse janë munduar shumë”, përfundoi Lorenzo Insigne./Lajmi.net/