Iniesta: Do doja të kthehem në Barcelonë

Andres Iniesta, në një intervistë të dhënë së fundi, ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer te Barcelona. Mesfushori legjendar i katalunasve tha se e ka ndërmend ta vijojë qëndrimin edhe për një vit te Vissel Kobe, por në një të ardhme të afërt ëndërron të lëviz në “Camp Nou”. “Do të vazhdoj te…

Sport

11/10/2022 18:20

Andres Iniesta, në një intervistë të dhënë së fundi, ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer te Barcelona.

Mesfushori legjendar i katalunasve tha se e ka ndërmend ta vijojë qëndrimin edhe për një vit te Vissel Kobe, por në një të ardhme të afërt ëndërron të lëviz në “Camp Nou”.

“Do të vazhdoj te Vissel Kobe edhe për një vit… dhe pastaj do të shohim. Do të doja të kthehesha te Barça”, tha fillimisht Iniesta,  transmeton lajmi.net.

“Është shtëpia ime, por ende nuk e di në çfarë mënyre: trajner, drejtor sportiv apo diçka të tillë”, përfundoi ai. /Lajmi.net/