I vdiq nëna kur i kishte 3 muaj dhe nuk kishte asnjë foto bashkë me të, piktori ia plotëson dëshirën

Një ngjarje jashtëzakonisht prekëse ka filluar të bëhet virale nëpër rrjetet sociale.

Fun

09/06/2020 18:54

Bazuar në një postim në Reddit, fotografia tregon pikturën e realizuar nga një artist, i cili kishte bashkëngjitur foton e nënës dhe vajzës, të cilat nuk kishin arritur të kenin asnjë kujtim bashkë, shkruan lajmi.net.

Fotoja ka emocionuar shumë përdorues, të cilët po e komentojnë si “rastin më emocionues që kanë ndëgjuar ndonjëherë”.

Fotografia ka marrë më së shumti vlerësime në mesin e kolazheve të 50 fotografive më emocionuese në një postim në Reddit. /Lajmi.net/