I mituri plagos të miturin me armë zjarri në Podujevë 

Një i mitur është plagosur ditën e djeshme në Podujevë. 

Lajme

07/03/2021 09:23

Siç njofton PK, i dyshuari i moshës së mitur për shkaqe ende të panjohura ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar po ashtu të moshës se mitur .

Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKMF Podujeve dhe më pas është dërguar ne QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar – i moshës së mitur për shkaqe ende të panjohura ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar po ashtu të moshës se mitur . Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKMF Podujeve dhe më pas është dërguar ne QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja te cal. 7.65 mm . Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit i cili është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar arma Zoraki me tre fishekë e cal. 7.65 mm , që dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Lajmi.net/