I akuzuari për spiunazh Bedri Shabani ankohet se është keq me shëndet, ndërpritet për 20 minuta seanca
Të akuzuarit për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi u sollën sot në sallë para trupit gjykues që të zhvillohej seanca ndaj tyre. Por kjo seancë është ndërprerë për 20 minuta. Seanca u ndërpre pasi që i dyshuari Bedri Shabani ka paraqitur shqetësim se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Kësisoj, për të konfirmuar këtë…
Lajme
Të akuzuarit për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi u sollën sot në sallë para trupit gjykues që të zhvillohej seanca ndaj tyre.
Por kjo seancë është ndërprerë për 20 minuta.
Seanca u ndërpre pasi që i dyshuari Bedri Shabani ka paraqitur shqetësim se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kësisoj, për të konfirmuar këtë gjë, trupi gjykues do të kontaktoj me shërbimin korrektues, transmeton lajmi.net.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 19 shkurt 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët i ngarkon se kanë mbledhur dhe dërguar informacione e dokumente tek BIA serbe lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, eprorët e pjesëtarët e saj, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe për ngjarje e objekte specifike, përfshirë edhe një masakër.

Përmes këtyre veprimeve, PSRK thotë se synohej shkaktimi i një konflikti të gjerë ndëretnik në territorin e Republikës së Kosovës, të krijohej një narrativë e pavërtetë që ta ndërlidhë Spitalin Ushtarak të UÇK-së për kinse trafikim organesh dhe të vë në dyshim të vërtetën e masakrës.
Aktakuza ngarkon Muharremin e Qerimin për spiunazh. Kurse, Qerimi akuzohet dhe për armëmbajtje pa leje.
Sipas aktakuzës në pikën e parë Bedri Shabani akuzohet se nga data e pacaktuar e deri në momentin e arrestimit më 5 qershor 2024, e ka ndihmuar Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë (që njihet si BIA), në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë eprorët e saj, si dhe me ngjarje dhe objekte specifike të tilla si Spitali Ushtarak i UÇK-së./Lajmi.net/