Mullabazi, i cili nuk kishte mbrojtës, shprehi keqardhje për rastin dhe kërkoi nga trupi gjykues që gjatë shqiptimit të dënimit, të merren parasysh rrethanat lehtësuese, pas pranimit të fajësisë.
Prezent ishte prokurori Besim Susuri, i cili nuk kundërshtoi pranimin e fajësisë.
Gjykatësja e rastit Teuta Krusha, duke marr parasysh të gjitha rrethanat, Mullabazit i shqiptojë dënimin e lartcekur.
Prokuroria, e akuzonte Mullabazin se më 8 janar 2016, rreth orës 09:30, në rrugën “Welsi Clark”, duke shkelur ligjin mbi trafikun publik, duke vozitur me shpejtësi dhe duke mos mbajtur distancën, dështon të ndalë automjetin e tij dhe godet automjetin “VV Transporter” me pjesën ballore të automjetit. Sipas Prokurorisë, në këtë ditë kritike, pëson lëndime të lehta trupore shoferi i automjetit “VV Transporter”, i dëmtuari, Taulant Shala.
I akuzuari ishte ngarkuar me aktakuzë për veprën penale “rrezikim i trafikut publik” nga neni 378 paragrafi 6, lidhur me paragrafin 1, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në një vit./betimiperdrejtesi/