Hysaj tallet keq me tifozët e Serbisë: I thashë lojtarëve se stadiumi qenka i qetë, dukej sikur po luanim në Shqipëri

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, u shfaq tepër i lumtur pas triumfit 0-1 që Shqipëria arriti në transfertë ndaj Serbisë. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, shkodrani deklaroi: “Ndeshja më në fund u fitua, 11 vjet për të fituar këtë ndeshje. Kemi gabuar 2 ndeshje, për të cilat mund të ishim duke…

Sport

11/10/2025 23:42

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, u shfaq tepër i lumtur pas triumfit 0-1 që Shqipëria arriti në transfertë ndaj Serbisë. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, shkodrani deklaroi:

“Ndeshja më në fund u fitua, 11 vjet për të fituar këtë ndeshje. Kemi gabuar 2 ndeshje, për të cilat mund të ishim duke festuar edhe më shumë. Mos harrojmë që kemi edhe 2 ndeshje të rëndësishme përpara. Gjithë festimi tregon që jemi një grup fantastik. Kemi pasur vështirësi në fillim, por ja që po ia dalim, shpresoj të vazhdojmë kështu. Sulmuesat tanë po shënojnë gola të rëndësishëm.

“Unë nuk dal kurrë për të parë fushën, sot dola, iu thashë lojtarëve, që sot është qetë, duket sikur luajmë në Shqipëri, tifozët do të ndizën më vonë dhe kështu u bë.