Humbja e një kafshe shtëpiake është më tragjike se sa mendojnë njerëzit
Dashuria dhe lidhja jonë me kafshët është shumë e fortë.
Fun
Për shumë njerëz, kafshët e tyre nënkuptojnë më shumë se sa lidhjet tjera me njerëzit, transmeton lajmi.net.
Kur mbani një kafshë në shtëpi, bëhet pjesë e familjes. Nuk është vetëm “një qen” apo “një mace” për ty, por më shumë si vëlla/motër apo djalë/vajzë.
Kafshët shtëpiake na sjellin gëzim, buzëqeshje dhe shoqëri në jetët tona. Është vërtetuar shkencëtarisht që kafshët shtëpiake mund të na ndihmojnë gjatë një kohe të vështirë apo edhe çrregullimi të shëndetit mental.
Sepse të gjitha kujtimet dhe kohët e lumtura që na sjellin kafshët, është normale për ne që të pikëllohemi kur ata ngordhin.
Kur ngordhë kafsha shtëpiake me të cilën ti ke kaluar pjesën më të madh të kohës, ke pasur besimin më të madh ndonjëherë, ecjet në mëngjes, gëzimin pas kthimit nga puna e shumë gjëra të tjera, është shumë e vështirë që ta pranoni faktin që nuk do të jetë më afër jush.
Sa më të afërt që të jeni më fashën shtëpiake që keni, aq më të prekur emocionalisht do të jeni kur ta humbisni atë, shkruan Healthy Life Boxx. Kur humbisni kafshën shtëpiake, pikëllimi juaj do ti ketë disa faza. Në fillim ndiheni të humbur, më pas të nervozuar, fajtorë, depresiv dhe më pas të pranoni realiteti.
Filloni të shkruani për ndjenjat tuaja, sepse me të vërtetë është shumë ndihmuese në raste pikëllimi. /Lajmi.net/