Hoxhaj: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë heronj të gjallë të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Hashim Thaçi, Kadi Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë heronjtë të gjallë të Kosovës.

Lajme

30/04/2021 20:40

Sipas tij, këto katër personalitete janë sinonim i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Hashim Thaçi, Kadi Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë heronjtë të gjallë të Kosovës, janë sinonim të lirisë dhe pavarësisë tonë. Ata që dikur e krijuan historinë – sot po e mbrojnë nga përpjekjet për ta rishkruar atë”, ka shkruar Hoxhaj. /Lajmi.net/