Hollivudi po bën film për kripto-valuta

Kripto-monedha muajt e fundit u vunë në lëvizje të papritura.

Auto & Tek

20/06/2018 19:41

Tani Hollivudi dëshiron të bëjë para të mëdha me kripto-valuta: Duhet të bëhet një film mbi këtë temë, siç raporton thenextweb . Projekti me titull “Kripto” është ende në fazën e planifikimit. Komploti i filmit duhet të rrotullohet rreth një agjenti të FBI-së që trajton një rast në Nju Jork që merret me korrupsionin dhe mashtrimin, transmeton lajmi.net.

Ai depërton në një “nëntokë që është populluar nga një tregtar misterioz artesh, një entuziast i kripto-valutave dhe një kontabilist i korruptuar”, sipas Hollywood Reporter.

Prodhuesit e krahasojnë projektin e tyre me filma “The Company” dhe “The Girl with the Dragon Tattoo”.

Trilleri vietnamez ” Bitcoin Heist ” tashmë ka një vlerësim prej 20 përqind në Rotten Tomatoes. /Lajmi.net/