Hidhet shorti i Kupës së Kosovës për rrethin e parë, çifte interesante

Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, në mesditën e sotme është hedhur shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës, ku janë bërë të ditura çiftet e ndeshjeve të para për këtë edicion në Kupën e Kosovës.

Sport

05/11/2019 12:42

Përveç skuadrave të Superligës, në këtë garë marrin pjesë edhe skuadrat e Ligës së Dytë dhe Ligës së Tretë, ku vetëm shtatë prej tyre kanë konfirmuar pjesëmarrjen ndërsa klubet tjera nuk kanë mundur për shkak të financave.

Çiftet e plota të rrethit të parë:

FC A&N vs KF Vëllazëria
KF Minatori vs FC Sharri
FC Dardanët vs KF Behari
Fushë Kosova pa lojë kalon rrethin e parë.

Kupën e Kosovës në edicionin e kaluar e fitoi Feronikeli e cila mposhti në finale Trepçën ’89. /Lajmi.net/