Hertha pa telashe kundër Augsburg, arkëton tri pikë të reja

Hertha Berlin nuk ka pasur telashe në ndeshjen kundër Augsburg.

Sport

30/05/2020 17:30

Kryeqytetasit e Gjermanisë kanë marrë fitore me rezultatin 2:0, në terrenin e tyre, kundër Augsburg, shkruan lajmi.net.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Javairo Dilrosun, në minutën e 23’ të takimit. Me këtë gol, skuadrat shkuan edhe në pauzën 15 minutëshe.

Ky rezultat qëndroi deri në minutat e fundit të takimit, kur Krzysztof Piatek dërgoi topin në rrjetë, për rezultatin 2:0 dhe qetësinë e skuadrës së tij.

Hertha ngritët në pozitën e nëntë, me 38 pikë, duke tejkaluar skuadrën e Schalke.

Augsburg në anën tjetër e lë veten në zonën e rrezikut, me vetëm katër pikë më shumë sesa Fortuna Dusseldorf. /Lajmi.net/