Herolind Shala deklarohet para miqësores Kosovë – Suedi

Herolind Shala është deklaruar i lumtur dhe krenar që është grumbulluar nga Kosova, edhe pse testi i së dielës kundër Suedisë do të jetë miqësor.

Sport

09/01/2020 21:22

Për ecurinë e stërvitjeve gjatë ditës së sotme, ka folur Herolind Shala, për faqen zyrtare të FFK-së, përcjell lajmi.net.

Deklarimi i Shalës:

Stërvitja e paradites, por edhe loja që e zhvilluam në mbrëmje shkuan shumë mirë. Personalisht e ndjej veten jashtëzakonisht mirë që jam rikthyer pas lëndimit dhe që sërish jam pjesë e Kombëtares.

Çdo herë kur grumbullohem me ekipin ndjehem krenar dhe i lumtur. Kësaj radhe ka edhe shumë lojtarë të ri dhe më vjen mirë që iu ka dhënë mundësia ta përfaqësojnë Kosovën në këtë miqësore.

Mendoj se kemi kohë të mjaftueshme deri të dielën për ta përgatitur lojën tonë sa më mirë dhe pres një lojë cilësore. Natyrisht se miqësorja me Suedinë është një test i mirë, por edhe një mundësi për futbollistët e rinj që t’i tregojnë cilësitë e tyre para përzgjedhësit Challandes.

/Lajmi.net/