Heroi Shaqiri, çmend zviceranët

Xherdan Shaqiri është duke u konsideruar si një hero në Zvicër. Magazina zvicerane, Blick, përmes versionit të saj online, e ka ekspozuar një fotografi të yllit kosovar, i cili ka marrë komplimente të shumta nga zviceranët.

Sport

28/06/2014 11:58

Xherdan Shaqiri është personi më i rëndësishëm në Zvicër për momentin. I madh e i vogël flet për yllin kosovar, pasi realizoi tre gola ndaj Hondurasit, për ta çuar ekipin Helvetik në të tetën e finales së Botërorit.

Për këtë, magazina zvicerane, Blick, në versionin online, e ka shfrytëzuar rastin, duke e ekspozuar në qytete të ndryshme zvicerane fotografinë prej kartoni të 22 vjeçarit, i cili ka marrë komplimente të shumta nga zviceranët, që u përkasin sferave të ndryshme të jetës, ndërsa femrat duket se çmenden për futbollistin e Bayern Munichut.

Pasi e kanë përgëzuar për paraqitjet që po bën, duke e konsideruar si më të mirin, zviceranët kanë kërkuar nga gjilanasi të shkëlqejë edhe në ndeshjen me Argjentinën, në të tetën e finales, e cila do të zhvillohet të martën.