Heroi i Malagas: Do të pranoja vdekjen vetëm që…
Heroi i Malagas, Carlos Kameni, ka deklaruar se do të pranonte edhe vdekjen vetëm për ta pritur gjuajtjen e Neymarit në minutën e 94’, në barazimin 0-0 me Barcelonën.
Sport
Malaga mori një barazim 0:0 në ‘Camp Nou’ ndaj Barcelonës, dhe më meritori për këtë ishte Kameni.
“Ishte ndeshje shumë e vështirë, jo vetëm fizike por edhe taktike”, deklaroi Kameni, përcjell lajmi.net.
Ndërsa tek pritja që bëri në minutën e 94’, Kameni deklaroi se do të pranonte edhe vdekjen vetëm për ta pritur gjuajtjen e Neymarit.
“Dola jashtë golit sepse pash që po vinte Pique, pastaj u ktheva shpejtë dhe do të vdisja për ta pritur atë gjuajte të Neymar, për të cilin e falënderoj Zotin”, shtoi ai.