Hendboll: Kosova mbyll eliminatoret me humbje, mposhtet nga Belgjika

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje 33:29 nga Belgjika.

Sport

15/01/2022 21:58

Dardanët kanë mbyllur eliminatoret për Botërorin 2023 me një humbje ndaj Belgjikës, shkruan lajmi.net.

Kosova u kthye në lojë në pjesën e dytë, kur ngushtoi epërsinë në një gol, por mungoi qetësia për të gjetur barazimin.

Kosova luajti gjashtë ndeshje të forta në këtë grup. Dardanët kanë fituar eksperiencë të madhe. /Lajmi.net/