Hazard e do Topin e Artë
Eden Hazard është i lumtur që u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit në Chelsea, por tash synon ta fitojë edhe Topin e Artë. Gjithashtu, mesfushori belg dëshiron të arrijë suksese edhe në nivelin ekipor.
Sport
Eden Hazard e ka pranuar së synon ta fitojë Topin e Artë, pasi u zgjodh futbollisti i vitti në Chelsea.
Përfaqësuesi belg ka realizuar 17 gola nga 49 ndeshje për ekipin nga Stamford Bridge këtë sezon dhe paraqitjet e tij janë shpërblyer të hënën.
Mirëpo, ish futbollist i Lille ia ka vënë syrin çmimit më të rëndësishëm për futbollistë.
Edhe pse flitet se ai mund të lëviz drejt Paris Saint-Germain gjatë verës, 23 vjeçari mendon se Chelsea është vendi më i mirë për t’i arritur objektivat e tij.
“Unë dua të jem më i miri. Shpresoj që një ditë të mund ta fitoj Topin e Artë. Ndoshta jo tash, por nëse punoj çdo ditë dhe nëse e përmirësoj lojën, atëherë pse jo?”, deklaroi Hazard për uebfaqen zyrtare të klubit.
“Liga e Kampionëve dhe Botërori janë dy kompeticionet më të mira në botë. Për një lojtar të ri si unë, është e mirë të luash në një klub i cili mund ta arrijë gjysmëfinalen apo finalen. Kjo është arsyeja se përse unë luaj futboll, për ndeshje të mëdha”.
“Në Premierligë luan kundër Liverpool, Man City, Arsenal e Man United çdo javë dhe kjo është mjaft e mirë”, shtoi ai.
Hazard në fund e shpreh zhgënjimin që nuk mundi ta fitonte titullin e kampionit në Angli, por është i vendosur ta bëjë nëj gjë të tillë në sezonin 2014-15.
“Kam ardhur këtu për trofe, ky sezon ishte i mirë për mua, por jo edhe në aspektin kolektiv, sepse nuk fituam asgjë, ndërsa vitin e kaluar e fituam Europa League”.
“Individualisht ishtë një sezon i mirë, sepse isha në gjendje të luaja në çdo ndeshje, qoftë si titullar apo nga bankina”, përfundoi Hazard.