Haxhiu-Simiqit: Popull serb ka në Serbi, tërhiqeni menjëherë deklaratën “në emër të popullit serb”
Në Kuvendin e Kosovës janë rikthyer deputetët të cilët patën gjysmë ore pauzë. Pas propozimit të emrave për nënkryetarë të kuvendit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu kërkoi 30 minuta pauzë për shkak të formës së votimit si dhe deklarimti të Igor Simiq kur propozoi Sllavko Simiq për nënkryetar. Ai e propozoi atë në “emër të…
Lajme
Në Kuvendin e Kosovës janë rikthyer deputetët të cilët patën gjysmë ore pauzë.
Pas propozimit të emrave për nënkryetarë të kuvendit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu kërkoi 30 minuta pauzë për shkak të formës së votimit si dhe deklarimti të Igor Simiq kur propozoi Sllavko Simiq për nënkryetar.
Ai e propozoi atë në “emër të popullit serb” dhe jo nga komuniteti serb në Kosovë.
Është në kundërshtim me Republikën e Kosovës, popull serb ka në Serbi e në Kosovë është populli shqiptar dhe komunitetet shumicë.
“Është deklarim i papranueshëm dhe ju ftoj që të tërthiqni menjëherë atë deklarim e ta bëni propozimin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”,deklaroi Haxhiu.
Simiq iu përgjigj duke thënë se propozimin e kishte dorëzuar me shkrim, ashtu siç ishte kërkuar nga kryesia e Kuvendit.
“Ta kam dorëzuar me shkrim, siç keni kërkuar ju…”, deklaroi Simiq.
Haxhiu kërkoi nga regjia që t’ia ndërpriste mikrofonin, duke insistuar që deputeti i Listës Serbe vetëm ta tërhiqte deklaratën lidhur me mënyrën e formulimit të propozimit.
Simiq vazhdoi duke thënë: “Unë jam pjesëtar i popullit serb…”, por Haxhiu ia ndërpreu sërish fjalën.
Pas debatit, Haxhiu tha se Rregullorja e Kuvendit përcakton masat që mund të ndërmerren në raste të tilla./Lajmi.net/