Gruda: PDK voton në çfarëdo forme, vetëm që të konstituohet Kuvendi – votojmë në çdo lloje procedure, nëse VV siguron konstituimin
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda pas ndërprerjes së seancës konstituive ka folur për media në hollin e Kuvendit. Gruda tha se qëndrimi i PDK-së është se voton në çfarëdo forme për nënkryetarët, nëse VV siguron konstituimin e Kuvendit, transmeton lajmi.net. “Po vazhdon bllokada në Kuvendin e Kosovës. Ka ardhur partia që i ka fituar zgjedhjet…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda pas ndërprerjes së seancës konstituive ka folur për media në hollin e Kuvendit.
Gruda tha se qëndrimi i PDK-së është se voton në çfarëdo forme për nënkryetarët, nëse VV siguron konstituimin e Kuvendit, transmeton lajmi.net.
“Po vazhdon bllokada në Kuvendin e Kosovës. Ka ardhur partia që i ka fituar zgjedhjet për një lojë të radhës politike. PDK i voton nënkryetarët e Kuvendit në çfarëdo forme, nga një, nga dy, nga tre, nga pesë, me votë të fshehur, me votë të hapur, si do qoftë, PDK do t’i votonte, nëse VV siguron se e konstituon Kuvendin. Nëse VV i garanton popullit të Kosovës se e konstituon Kuvendin sot, PDK voton në çdo formë, çdo procedurë sepse është një moment historik, është ngjarja e 16 shtatorit. Ne nuk mund të mos kemi Kuvend me 16 shtator. Kjo është e paprecedent, kjo nuk ka ndodhur në asnjë vend, që me u shpikë lloj-lloj pengesa për mos me konstitu Kuvendin. Po shpiken probleme për mos me konstitu Kuvendin. Qëndrimi i PDK-së është se voton çdo lloj procedure, me kushtin që Kuvendi të konstituohet. Nëse VV siguron konstituimin, ne votojmë në çdo lloj forme vetëm që ta konstituojmë Kuvendin, por s’ka qëllim për konstituim.”, tha ai./lajmi.net/