Miftaraj: Kufizimi gjashtëmujor lidhet me ushtrimin e detyrës së presidentit, jo me personin

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, thotë se Kushtetuta e Kosovës e lidh kufizimin gjashtëmujor me ushtrimin e detyrës së presidentit, dhe jo me personin që e mban këtë post. Sipas tij, për këtë arsye, ndërrimi i personit që ushtron detyrën e presidentit, apo rizgjedhja e kryetarit të Kuvendit, nuk…

Lajme

09/09/2026 13:30

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, thotë se Kushtetuta e Kosovës e lidh kufizimin gjashtëmujor me ushtrimin e detyrës së presidentit, dhe jo me personin që e mban këtë post.

Sipas tij, për këtë arsye, ndërrimi i personit që ushtron detyrën e presidentit, apo rizgjedhja e kryetarit të Kuvendit, nuk mund të shkaktojë fillimin e një afati të ri gjashtëmujor.

“Një interpretim i tillë do të mundësonte që, përmes ndryshimit të personit, gjendja e ushtrimit të detyrës së Presidentit të vazhdonte përtej kufirit prej gjashtë muajsh të përcaktuar shprehimisht me Kushtetutë”, ka deklaruar Miftaraj.