Haxhi Krasniqi me urimin më të mirë për 10 vjetorin e pavarësisë e Kosovës

Boksieri me famë botërore, Haxhi Krasniqi, ka zgjedhur dy fotografi të veçanta për të uruar pavarësinë e Kosovës.

Sport

17/02/2018 16:46

Haxhi Krasniqi është personaliteti i radhës që uron Kosovën për festën e 10 vjetorit të pavarësisë.

Me emblemë e UÇK-së në ballë dhe me rroba të kësaj ushtrie, Krasniqi ka uruar pavarësinë e Kosovës.

Urimit të tij ai i ka bashkëngjitur edhe disa vargje.

“Pa bashkim, nuk ka fuqi, Pa Kosovë nuk ka Shqipëri, Pa Shqipëri, Kosovë nuk ka, Bashkë të dyjat ngrejnë kala! URIME 10 VJETORI I PAVARSISË KOSOVË”, ka shkruar Krasniqi. /Lajmi.net/