Haxhi Avdyli mbështet vendimin për rinumërim: Prekja e vullnetit real të qytetarit është vepër penale
Deputeti i zgjedhur i VV-së, Haxhi Avdyli ka mbështetur vendimin e KQZ-së për rinumërim të 914 vendvotimeve të votave të kandidatëve për deputetë. Ai ka paralajmëruar komisionerët që kanë prekur me dashje vullnetin e qytetarëve, se do të hetohen nga Prokuroria, transmeton lajmi.net. “Deri në rinumërimin e votave, dhe publikimin e votave reale, nëse e…
Lajme
Deputeti i zgjedhur i VV-së, Haxhi Avdyli ka mbështetur vendimin e KQZ-së për rinumërim të 914 vendvotimeve të votave të kandidatëve për deputetë.
Ai ka paralajmëruar komisionerët që kanë prekur me dashje vullnetin e qytetarëve, se do të hetohen nga Prokuroria, transmeton lajmi.net.
“Deri në rinumërimin e votave, dhe publikimin e votave reale, nëse e keni mizën pas veshit, duhet të keni arsye të shqetësoheni.”, tha ndër të tjera Avdyli.
Postimi i plotë:
Ju, komisionerë që me dashje keni prekur në vullnetin e qytetarëve duke shtuar apo hequr vota ndaj kandidatëve, ta dini se keni për tu hetuar nga prokuroria.
Deri në rinumërimin e votave, dhe publikimin e votave reale, nëse e keni mizën pas veshit, duhet të keni arsye të shqetësoheni.
Prekja e vullnetit real të qytetarit është vepër penale.
Përshendes vendimin për rinumërim. ![]()
/lajmi.net/