Haradinaj përkujton Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën e Hakif Zajnullahun, në përvjetorin e 24-të të rënies së tyre

Kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e përvjetorit të 24-të të rënies së heroit Zahir Pajaziti, vendosi lule pranë bustit të tij.

Lajme

31/01/2021 10:05

Haradinaj tha se Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu njëzetekatër vite më parë u shndërruan në pikëmbështetjen e vizionit tonë për Kosovën.

Postimi i plotë:

Shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve.

Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, njëzetekatër vite më parë u shndërruan në pikëmbështetje të vizionit tonë për Kosovën.

Lavdi e përjetshme! RH /Lajmi.net/