Haradinaj: Opozita ka vendosur të largohet nga Kuvendi

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha në vazhdën e vizitës së tij në Kosovë është takuar edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajme

10/03/2016 17:14

Haradinaj pas këtij takimi është shprehur për situatën e fundit politike dhe largimin e opozitës nga Kuvendi.

“Dalja nga Parlamenti është për kohë të pacaktuar,me qëllim të shkuarjes në zgjedhje.

Nuk do të thotë që deputetët e Opozitës nuk kanë më mandat si deputet,” ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

Më tej i pari i AAK-së ka treguar për vendimin e partisë së tij dhe të Opozitës për hapat e mëtutjeshme.

Aleanca e ka marrë vetë propozim vendimin për t’u larguar nga Parlamenti

“Opozita ka vendosur që të gjithë të largohen nga Parlamenti. Do vazhdojmë  të rrisim presionin në forma të ndryshme për  të shkuar vendi në zgjedhje, s’ka rrugë tjetër”, ka përfunduar Haradinaj, njofton Klan Kosova.