Haradinaj nuk tërhiqet nga cilësimi ‘peder’ ndaj Murat Mehës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pavarësisht kritikave që ka marrë nga shoqëria civile dhe aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT për përdorjen e një termi i cili paraqet pjestarët e këtij komuniteti si diçka e keqe për shoqërinë, ka vazhduar t'i qëndrojë besnik asaj që ka thënë sot në Komisionin për Politikë të Jashtme.

Lajme

08/09/2015 15:13

Haradinaj këtë e ka bvrë përmes një postimi në Facebook, pas asaj që sot paradite në Komisionin për Politikë të Jashtme, duke folur për demarkacionin me Malin e Zi, Murat Mehën, kryetar i komisionit për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, e kishte quajtur “peder”.

Komenti i plotë i Haradinajt publikuar në Facebook:

Komisioni për Politikë të Jashtme është shndërruar në një instrument politik të Kryeministrit Mustafa dhe zv/kryeministrit Thaci, dhe e ka humbur kuptimin dhe rolin që duhet ta ketë. Meqenëse në disa raste, ky Komision ka paraqitur edhe raporte apo dokumenta të korruptuara, siç është edhe raporti Komisionit Shtetëror për Demarkacion.

Unë nuk e shoh veten pjesë të këtij instrumenti dhe lojërave politike që po provohen të kryhen përmes tij.

Cilësimi i sotshëm i Murat Mehës, në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës ka ardhur kur disa njerëz ta bëjnë borxh dhe me veprimet e tyre të nxjerrin edhe nga lëkura!

Por Murat Meha vërtet është një kriminel ordiner institucional i cili për përfitime personale e grupore i ka sjellë vetëm dëm Kosovës, madje edhe duke falur tokën e saj.