Haradinaj: Kosova duhet ta ketë një aeroport alternativ për fluturime emergjente – do ta funksionalizojmë Aeroportin e Gjakovës
Lideri i AAK, Ramush Haradinaj ka potencuar se Kosova duhet ta ketë me patjetër një aeroport alternativ për fluturime emergjente. Haradinaj e arsyetoi këtë duke deklaruar se udhëtarët në pamundësi për të ateruar në Aeroportin e Prishtinës duhet të aterojnë në Beograd ose Shkup, transmeton lajmi.net. Kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, tha…
Lajme
Lideri i AAK, Ramush Haradinaj ka potencuar se Kosova duhet ta ketë me patjetër një aeroport alternativ për fluturime emergjente.
Haradinaj e arsyetoi këtë duke deklaruar se udhëtarët në pamundësi për të ateruar në Aeroportin e Prishtinës duhet të aterojnë në Beograd ose Shkup, transmeton lajmi.net.
Kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, tha se do ta përshtatin Aeroportin e Gjakovës për të shërbyer si pikë strategjike në funksionimin e trafikut ajror.
Postimi pa ndërhyrje:
Kosova patjetër duhet ta ketë një aeroport alternativ për fluturime emergjente, në mënyrë që udhëtarët e saj të mos vijnë në situatë – që në pamundësi për të ateruar në Aeroportin e Prishtinës – të aterojnë në Beograd dhe Shkup.
Për këtë qëllim, ne do ta aftësojmë Aeroportin e Gjakovës, për të shërbyer si pikë strategjike për funksionalitetin e trafikut ajror. Kjo përshtatje do të arrihet me një investim të përballueshëm për buxhetin.
Angazhimi ynë për ta shndërruar këtë aset në një pikë të rëndësishme të infrastrukturës së sigurisë kombëtare është pjesë e vizionit të Kosovës Fituese.
/lajmi.net/