Haradinaj: Fehmi e Xhevë Lladrovci shembull i idealit të luftëtarëve

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në 26-të vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit ka thënë se janë shembull i idealit të luftëtarit të lirisë. Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke e shpërndarë intervistën që kishte dhënë Fehmi Lladrovci, ka thënë se Fehmiu dhe Xhevë Lladrovci…

Lajme

22/09/2024 12:20

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në 26-të vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit ka thënë se janë shembull i idealit të luftëtarit të lirisë.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke e shpërndarë intervistën që kishte dhënë Fehmi Lladrovci, ka thënë se Fehmiu dhe Xhevë Lladrovci kanë qëndruar të palëkundur në çdo sfidë të përbashkët.

E një moment të cilin e kujton Haradinaj është edhe beteja e Qafë Mullarit, në ditën që ra Luani.

“Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, themeltarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë shembull i pastër i idealit të luftëtarëve të lirisë. Ata u përballën bashkë me çdo sfidë, duke qëndruar të palëkundur deri në rënien e tyre heroike. Pata nderin që me Fehmiun e Xhevën të jemi bashkë në shumë momente kyçe të luftës për lirinë e Atdheut.  Një prej këtyre momenteve ishte beteja e Qafë Mullarit, në ditën që ra Luani. Fehmiu dhe Xheva vazhduan me guxim luftën çlirimtare, duke qenë shtyllë e saj deri në rënien heroike, në vendin e tyre të dashur, në Drenicë. Po në këtë datë ranë në altarin e lirisë edhe bashkëluftëtarët e tyre; Shefqet Zeka dhe Fatime Hetemi. Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut!”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/