Haradinaj: Aleanca dhe vizioni i saj për shtetin po përqafohen nga të gjitha gjeneratat
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka ndarë momente nga takimi në konakun e Rexhep Bytyqit në Komoran.
Lajme
Ai ka treguar se prezenca e rinisë në tubimet e Aleancës e përforcon atë, duke u shprehur kështu se “Aleanca dhe vizioni i saj për shtetin, po përqafohen nga të gjitha gjeneratat”.
Ndër të tjera, Haradinaj ka shtuar se “Aleanca është e konsoliduar si asnjëherë tjetër dhe e sigurt po ecën drejt fitores”
Postimi i plotë:
I nderuar sonte në Komoran, në konakun e Rexhep Bytyqit. Prezenca e shumë të rinjve e të rejave, tregues se Aleanca dhe vizioni i saj për shtetin, po përqafohen nga të gjitha gjeneratat. Aleanca është e konsoliduar si asnjëherë tjetër dhe e sigurt po ecën drejt fitores.
RH