MINTI publikon çmimet e derivateve për dy ditët e ardhshme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja maksimale të lejuara të derivateve të naftës për dy ditët e ardhshme, 10 dhe 11 maj. Sipas vendimit të MINTI-t, gjatë kësaj periudhe një litër naftë do të tregtohet me çmim maksimal prej 1 euro e 61 centë, ndërsa benzina do të kushtojë…
Lajme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja maksimale të lejuara të derivateve të naftës për dy ditët e ardhshme, 10 dhe 11 maj.
Sipas vendimit të MINTI-t, gjatë kësaj periudhe një litër naftë do të tregtohet me çmim maksimal prej 1 euro e 61 centë, ndërsa benzina do të kushtojë 1 euro e 50 centë për litër.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gazin është përcaktuar në 79 centë për litër.
Çmimet e derivateve publikohen çdo ditë nga ministria përkatëse, bazuar në lëvizjet e tregut dhe bursat ndërkombëtare, me qëllim të rregullimit dhe monitorimit të tregut të naftës në vend. /Lajmi.net/
