Me mbështetjen e dy degëve të LDK-së, Arben Gashi kandidon sërish për deputet
Arben Gashi, nga radhët e LDK-së, ka konfirmuar kandidaturën për një tjetër mandat në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar sërish besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një postimi publik, Gashi bëri të ditur se kandidatura e tij është propozuar nga Dega e LDK-së në Pejë dhe Dega IV e LDK-së në Prishtinë.…
Lajme
Arben Gashi, nga radhët e LDK-së, ka konfirmuar kandidaturën për një tjetër mandat në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar sërish besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes një postimi publik, Gashi bëri të ditur se kandidatura e tij është propozuar nga Dega e LDK-së në Pejë dhe Dega IV e LDK-së në Prishtinë.
Ai falënderoi strukturat e partisë, votuesit dhe qytetarët për mbështetjen ndër vite, ndërsa premtoi se do të vazhdojë angazhimin e tij politik në mbrojtje të vlerave demokratike dhe interesave të vendit.
“Do të vazhdoj me përkushtim në mbrojtje të vlerave tona politike, të sistemit demokratik dhe të besimit qytetar, për një Kosovë demokratike, të zhvilluar dhe të përhershme”, ka shkruar Gashi.
Në fund të mesazhit të tij, ai e cilësoi 7 Qershorin si një moment të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës, duke bërë thirrje për mbështetje dhe pjesëmarrje në zgjedhje. /Lajmi.net/