Hamza pasi u zgjodh në krye të PDK-së: Besim e mbi të gjitha përgjegjësi – Do angazhohem që këtë detyrë ta kryej me nder

Kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka folur për zgjedhjen e tij si kryetar, duke i falënderuar të gjithë delegatët dhe strukturat. Hamza ka thënë se është besim i madh që i është dhënë, duke shtuar se është edhe përgjegjësi e madhe.…

Lajme

17/11/2025 21:29

Kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka folur për zgjedhjen e tij si kryetar, duke i falënderuar të gjithë delegatët dhe strukturat.

Hamza ka thënë se është besim i madh që i është dhënë, duke shtuar se është edhe përgjegjësi e madhe.

“Për mua ky është një besim i madh, është një nder i madh, por mbi gjitha është përgjegjësi. Me qenë lider i PDK-së është një përgjegjësi e madhe dhe unë jam i bindur që me gjitha kapacitet e mia, do të jem i angazhuar që këtë detyrë kaq të rëndësishme e të shenjtë ta kryej me nder, me sinqeritet. I hapur për të komunikuar me të gjithë”, ka thënë ai.