Hamza: Optimist se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara do të miratohen nesër
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur optimizëm se plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara do të miratohet nesër në Kuvendin e Kosovës. Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, në një konferencë për media, Hamza ka thënë se iniciativa e PDK-së tashmë është përkrahur edhe nga qytetarët dhe ka marrë miratimin e…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur optimizëm se plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara do të miratohet nesër në Kuvendin e Kosovës.
Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, në një konferencë për media, Hamza ka thënë se iniciativa e PDK-së tashmë është përkrahur edhe nga qytetarët dhe ka marrë miratimin e Qeverisë.
“Janë këto dinamikat dhe nesër, në seancën e Kuvendit, në rend dite do të jetë plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kjo është një iniciativë e PDK-së, e përkrahur edhe nga qytetarët, për çka i falënderoj”, ka deklaruar Hamza.
Ai ka theksuar se pret mbështetje të gjerë nga deputetët, në mënyrë që ndryshimet ligjore të kalojnë në Kuvend.
“Jam optimist se nesër do ta përkrahin të gjithë deputetët, në mënyrë që ky ligj të miratohet me mbështetje të gjerë në Kuvend”, ka thënë Hamza. /Lajmi.net/