Tahiri: Nesër duhet të jetë një nisje e re për mbrojtjen e luftës çlirimtare
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kuvendi i Kosovës nesër duhet ta miratojë Ligjin për Specialen në të dyja leximet, duke e konsideruar këtë vetëm fillimin e një angazhimi më të gjerë institucional. Në një postim, Tahiri ka kërkuar që gjatë shqyrtimit të dytë të ligjit…
Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kuvendi i Kosovës nesër duhet ta miratojë Ligjin për Specialen në të dyja leximet, duke e konsideruar këtë vetëm fillimin e një angazhimi më të gjerë institucional.
Në një postim, Tahiri ka kërkuar që gjatë shqyrtimit të dytë të ligjit të verifikohet me kujdes nëse ka mbetur ndonjë çështje pa u përfshirë nga Komisioni për Legjislacion dhe, nëse është e nevojshme, të bëhen amendamentet përkatëse.
“Çështja nuk duhet të shndërrohet në fushëbetejë për interpretime politike, e as në garë se kush po paraqitet më i mirë apo më i zëshëm”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka theksuar se Kosova, në dy vitet e ardhshme, duhet të ketë një qasje institucionale, të qëndrueshme dhe të përgjegjshme lidhur me procesin gjyqësor në Hagë dhe me mbrojtjen e historisë së luftës çlirimtare.
“Nesër nuk duhet të jetë fundi i një debati, por fillimi i një pune më të madhe të shtetit për çlirimtarët”, ka përfunduar Tahiri. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: