Hamza e vlerëson lart Lladrovcin derisa përmend zgjedhjet brenda PDK: Po dëshmon çdo ditë se puna dhe përkushtimi janë çelësi i suksesit
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka pritur sot në takim Ramiz Lladrovcin. Hamza pas këtij takimi deklaroi se me të biseduan për vërshimet në Drenas, e deri tek zgjedhjet e brendshme që nisin në pranverë brenda partisë. Hamza tha se LLadrovci po e dëshmon çdo ditë se puna dhe përkushtimi i pakompromis janë çelës i…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka pritur sot në takim Ramiz Lladrovcin.
Hamza pas këtij takimi deklaroi se me të biseduan për vërshimet në Drenas, e deri tek zgjedhjet e brendshme që nisin në pranverë brenda partisë.
Hamza tha se LLadrovci po e dëshmon çdo ditë se puna dhe përkushtimi i pakompromis janë çelës i suksesit në shërbim të qytetarëve, transmeton lajmi.net.
Reagimi i plotë:
Një vizitë kryetarit Ramiz Lladrovci në Drenas. Sot biseduam për shumë tema, nga mbështetja e familjeve të prekura nga vërshimet e deri te zgjedhjet e brendshme që do t’i nisim në pranverë.
Kryetari Ramiz Lladrovci po e dëshmon çdo ditë se puna dhe përkushtimi i pakompromis janë çelësi i suksesit në shërbim të qytetarëve.
U dakorduam të takohemi sërish më 17 shkurt në Prishtinë, në marshin mbështetës për çlirimtarët tanë në Hagë./Lajmi.net/