Hamiti: Albin Kurti nuk di dhe nuk do të qeverisë, por të sundojë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se lideri i VV-së nuk di të qeverisë. Ai ka bërë me dije se Kurti di vetëm të sundoi. Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Kosova duhet të dalë prej kurthit të Kurtit. “Albin Kurti nuk di dhe nuk do të qeverisë,…

Lajme

06/03/2026 18:18

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se lideri i VV-së nuk di të qeverisë.

Ai ka bërë me dije se Kurti di vetëm të sundoi.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Kosova duhet të dalë prej kurthit të Kurtit.

“Albin Kurti nuk di dhe nuk do të qeverisë, por të sundojë. Po të dinte dhe të donte, do të qeveriste, mbasi i mori mbi 51% të votave dhe e formoi Qeverinë vetë. Tash e 1 vit është duke sunduar, pa mbikëqyrje nga Kuvendi. Kështu nuk bëhet në demokraci. Kosova duhet të dalë prej kurthit të Kurtit”, ka shkruar Hamiti.