Hamilton në ‘pole position’ në Monaco, feston si ‘i çmendur’

Ylli britanik i Formula 1, Lewis Hamilton, ka shënuar edhe një sukses të radhës, kësaj radhe në garat që po mbahen në Monaco.

Sport

25/05/2019 17:15

Hamilton arriti të fitonte vendin e parë duke siguruar ‘pole position’ për të 85-ën herë në karrierën e tij, përcjell lajmi.net.

Në këtë garë britaniku arriti të triumfonte para shokut të tij të skuadrës tek ‘Mercedes’, Valtteri Bottas.

Hamilton prinë me shtatë pikë më shumë sesa Valtteri Botas, për të fituar vetëm ‘pole position’ e dytë në Monaco.

Pas këtij triumfi, Lewis Hamilton është parë shumë i emocionuar, duke bërë një festë ‘të çmendur’.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell disa foto ku shihet gëzimi i pilotit britanik të Formula 1. /Lajmi.net/