Hamilton flet për vështirësitë me bolidin, tregon se si po i del në ndihmë skuadrës për përmirësime
Lewis Hamilton akoma nuk ka shijuar fitoren këtë edicion në Formula 1. Piloti britanik, Lewis Hamilton, shtatë herë kampion bote, vazhdon të jetë në ndjekje të fitores së parë në sezonin 2022 në Formula 1. Bolidi W13 i skuadrës së Mercedes ka qenë larg pritshmërive këtë edicion dhe kjo po ia pamundëson fitoren britanikut. Megjithatë,…
Sport
Lewis Hamilton akoma nuk ka shijuar fitoren këtë edicion në Formula 1.
Piloti britanik, Lewis Hamilton, shtatë herë kampion bote, vazhdon të jetë në ndjekje të fitores së parë në sezonin 2022 në Formula 1.
Bolidi W13 i skuadrës së Mercedes ka qenë larg pritshmërive këtë edicion dhe kjo po ia pamundëson fitoren britanikut. Megjithatë, shtatë herë kampioni po jep maksimumin për ta ndihmuar skuadrën të bëjë përmirësimet e duhura.
“Ka potencial në këtë bolid, por ne duhej t’i hiqnim fuqi për të shmangur kërcimet, por kemi qëndrueshmëri të mirë. Por s’mundemi që gjithmonë të mbështetemi në qëndrueshmëri – që ajo të jetë kryesorja që na mbanë në podium, kështu që na duhet performancë”, ka thënë Hamilton, transmeton lajmi.net.
“Tani kur flas me ekipin jam si ‘hej kjo më duhet për sezonin tjetër dhe kjo nuk më duhet në këtë bolid’ dhe kështu po provoj t’i ndihmojë ata të sigurohen që na pajisin me më të mirat për bolidin e sezonit tjetër”, ka shtuar numri 44 i Mercedes.
Lewis Hamilton është në ndjekje të titullit të 8 të kampionit botëror. Ai nuk do ta arrijë atë këtë edicion. Por, sezoni tjetër mbetet me objektivin e njëjtë. /Lajmi.net/