Nga disavantazhi te triumfi: Malisheva e mbyll me sukses betejën e zjarrtë kundër Ballkanit
FC Malisheva ka arkëtuar tri pikë tejet të vlefshme në shtëpi, duke triumfuar me përmbysje 2-1 ndaj FC Ballkanit në një përballje dramatike dhe me intensitet të lartë. Pjesa e parë foli kryesisht për skuadrën nga Suhareka, e cila tregoi formë më të mirë në start dhe arriti të kalojë në avantazh herët, në minutën…
Sport
FC Malisheva ka arkëtuar tri pikë tejet të vlefshme në shtëpi, duke triumfuar me përmbysje 2-1 ndaj FC Ballkanit në një përballje dramatike dhe me intensitet të lartë.
Pjesa e parë foli kryesisht për skuadrën nga Suhareka, e cila tregoi formë më të mirë në start dhe arriti të kalojë në avantazh herët, në minutën e 14-të, përmes një finalizimi të saktë nga Albin Berisha. Ky epërsi u ruajt me sukses nga suharekasit deri në mbyllje të 45-minutëshit të parë, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, fraksioni i dytë solli një fytyrë tjetër të vendasve. Malisheva u kundërpërgjigj fuqishëm dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 56-të, kur Xhemajl Ibishi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit dhe dukej se skuadrat do të ndanin pikët, një hutim në prapavijën e Ballkanit në minutën e 87-të u shfrytëzua në maksimum nga Mark Bushaj, i cili shënoi golin e fitores dhe vulosi përmbysjen e madhe.
Pas këtij epilogu, Malisheva përforcon pozitat e larta në tabelë, duke u renditur e dyta me 16 pikë të tubuara pas 7 xhirove, ndërsa Ballkani mbetet në vendin e pestë me 10 pikë./lajmi.net/