Hakmarrja e Mourinhos

Thibaut Courtois është portier i Atletico Madridit, i regjistruar në mënyrë të rregullt në listën e UEFA-së nga klubi spanjoll. Jo, Thibaut Courtois është anëtar i Chelseas i huazuar te Los Colchoneros, me marrëveshje që nuk mund të luajë kundër gjigantit londinez, përderisa klubi spanjoll nuk paguan dëmshpërblim prej 3 milionë eurosh në ndeshje. Ky…

Sport

12/04/2014 13:02

Thibaut Courtois është portier i Atletico Madridit, i regjistruar në mënyrë të rregullt në listën e UEFA-së nga klubi spanjoll.

Jo, Thibaut Courtois është anëtar i Chelseas i huazuar te Los Colchoneros, me marrëveshje që nuk mund të luajë kundër gjigantit londinez, përderisa klubi spanjoll nuk paguan dëmshpërblim prej 3 milionë eurosh në ndeshje.

Ky është debati i hapur pas shortit të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve pasi UEFA sqaroi se Courtois mund të paraqitet për Atleticon kundër Chelseas, pa pasur nevojë të kryhet kurrfarë forme e dëmshpërblimit. Mirëpo, ky opsion, sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, do të jetë shumë i rrezikshëm për yllin belg.

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho është duke përgatitur hakmarrjen e tij, me insistimin se Courtois nuk duhet të paraqitet kundër klubit amë.

Sipas Marcas, Special One ka vendosur se në rast se portieri paraqitet kundër Chelseas në dy ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, do të përfundojë në bankinën e Blues, deri në skadim të kontratës së tij me klubin në verën e vitit 2016.

Chelsea pritet ta rikthejë Courtoisin në klub në fund të këtij sezoni, por në rast se plani i Mourinhos del i vërtetë, ai më mirë të mos kthehet fare në Stamford Bridge.