Hajduti vjedhë shtëpinë, derisa pronarja po flinte

Një hajdut, i maskuar me bluzën që kishte veshur, u kap në kamera duke vjedhur një shtëpi, derisa pronarja e saj ishte në gjumë.

Fun

28/01/2020 15:25

Momenti i vjedhjes është kapur nga kamerat e sigurisë, të instaluara brenda shtëpisë. Ngjarja besohet të ketë ndodhur në Malajzi, sipas Daily Star, transmeton lajmi.net.

Në video, gruaja shihet duke fjetur në sofa, derisa hajduti që kishte vendosur bluzën e veshur si formë maskimi fillon të vjedhë gjërat e vlefshme.

Është ende e paqartë nëse gruaja u lëndua përgjatë incidentit dhe sa ishte vlera e gjësendeve të vjedhura shtëpiake. /Lajmi.net/