Haaland të premten vendos për të ardhmen, Man City favorit

Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland këtë të premte do vendos përfundimisht për të ardhmen.

Sport

23/02/2022 17:41

Sipas raporton gazetari “Pacojo Ser”, norvegjezi ka pesë opsione në tavolinë, transmeton lajmi.net.

Klubet si Real Madrid, Manchester City, Barcelona, Bayern Munich dhe PSG kanë bërë ofertat në drejtim të Haaland, gjithashtu Dortmund ka bërë ofertën që të qëndrojë edhe një sezon, por thuhet se këtë të fundit nuk është duke e konsideruar.

Real Madrid ka kërkuar një takim me përfaqësuesit e Haaland, për të treguar se janë shumë serioz për ta transferuar, por do donin që të qëndronte edhe për një sezon te Dortmund dhe pastaj t’i bashkohet Mbappes si transferimi i radhës i madh në vitin 2023.

Ndërkohë, gazetari zbulon se Haaland do vendos përfundimisht për të ardhmen këtë të premte, me Manchester Cityn që shihet si favoriti kryesor.

Real Madrid gjithashtu beson se Man City do jetë destinacioni i radhës për norvegjezin.

Ndërkohë, detajet e tjera do mësohen në ditët ose javët e ardhshme./Lajmi.net/