Gundogan: E dimë se Liverpool janë aty, sonte merituam fitoren

Ilkay Gundogan ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes ndaj Tottenham Hotspur.

Sport

19/02/2022 22:18

Gundogan ishte në mesin e golashënuesve në derbin mes Manchester City dhe Tottenham Hotspur.

Mesfushori i City beson se skuadra e tij meritoi fitoren, pas angazhimit që treguan në fushë. GUndogan ka thënë mes tjerash se e di se Liverpool do të jenë aty për t’i vështirësuar jetën ‘Citizens’ në garën për titull.

“Ne e dimë nga vitet e fundit se Liverpool janë gjithmonë një nga rivalët për titull”, ka thënë Gundogan, transmeton lajmi.net. “Ata janë gjithmonë aty. Ne e dimë se do të bëjnë gjithçka për të na vështirësuar jetën”, shtoi ai.

“Gjëja e mirë është se ata akoma duhet të vijnë në Etihad, por ka shumë ndeshje për t’u luajtur. Ne menduam se po siguronim një barazim. Nëse sheh ndeshjen, merituam fitoren”, ishin fjalët e mesfushorit të City.

Manchester City u mposht 2:3 në një ndeshje që u vendos me golin e Harry Kane në minutën e 95’. /Lajmi.net/