Guardiola: Rangnick është baba për gegenpress, puna që bëri në Gjermani është brilante
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka lavdëruar lartë trajnerin Ralf Rangnick, të cilin do ta këtë të dielën përballë.
Sport
Man City në vikend do zhvillojë sfidën e vështirë në “Etihad Stadium” kundër Man United, në kuadër të Premierligës, transmeton lajmi.net.
E para kësaj ndeshje, tekniku spanjoll ka lavdëruar lartë Rangnick për taktikat ofensive që përdor në çdo takim.
“Ndryshimi te Rangnick është presioni, ai është baba për gegenpress. E shihni te Liverpool dhe Southampton dhe Jesse Marsch me Leeds, pak te Tuchel. Top klube, pesë ose gjashtë luajnë në këtë stil”.
“Ka bëri një punë brilante në Gjermani, një shkollë e duhur futbolli. Ai erdhi këtu dhe ju filloni të shihni disa modele të asaj që ai dëshiron të bëjë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Guardiola konfirmoi që dyshja Nathan Ake dhe Ruben Dias do mungojnë ndaj “Djajve të Kuq”./Lajmi.net/